Testimi i shikimit të syrit tani në smartphone

Zhvillohen aplikacionet për testime më efikase të shikimit të syrit
 
Shkencëtarët britanikë kanë zhvilluar një aplikacion për smartfonët, që në mënyrë efikase teston shikimin dhe shëndetin e syrit.
Bëhet fjalë për aplikacionin “Peek” (Portable Eye Examination Kit), të zhvilluar nga shkencëtarët e School of Hygiene &Tropical Medicine, të Universitetit në Strathclyde dhe Qendrës Kërkimore NHS në Glasgow.
Aplikacioni është testuar në Kenia, ku 233 persona u janë nënshtruar testimit të shikimit, ndërsa pastaj e njëjta është bërë edhe me kontrollin tradicional me testet në spital. Rezultatet treguan se aplikacioni i kontrolli të shikimit, ishte më efikas për zbulimin e anomalive, se sa nga metodat standarde për testim mjekësore.
Aplikacioni i lartpërmendur me sukses zbulon kataraktin përmes skanimit me kamerë telefoni, problemet e shikimit afër dhe larg, përmes testit të shenjave, dhe përfshin edhe testin e nervave të syrit duke përdorur dritën “flesh” të kamerës së telefonit.
“Miliona njerëz në mbarë botën nuk bëjnë kontrolle të rregullta të shikimit, dhe një nga arsyet kryesore janë kostot e testimit. Ky aplikacion mundëson test të shpejtë dhe të shikimit në mbarë botën”, tha menaxheri i projektit Andrew Bastawrous. Raporti i detajuar nga hulumtimi është botuar në revistën shkencore “JAMA Ophthalmology”./trt
Artikulli paraprakHerbrenjtë në New York protestuan kundër shtetit izraelit
Artikulli vijuesNjë skandal pedofilie i ushtarëve Francez trondit OKB-në