Raketa "Zenit" dërgoi në orbitë satelitin europian të komunikimit

Raketa-satelit ruso-ukrainase “Zenit” dërgoi në orbitë satelitin europian të komunikimit. Ajo u lëshua nga platforma lundruese “Odisea” nga pika ekuatoriale në Oqeanin Paqësor.

Në kohën e parashikuar blloku shtytës së bashku me objektin kozmik u nda nga shkalla e dytë e raketës dhe vazhdoi fluturimin në mënyrë të pavarur. Sateliti është planifikuar të përdoret, në veçanti, për të mbështetur lidhjet kabllore, telefoninë celulare dhe videotransmetimet në Europë, Afrikë, Azinë Qendrore dhe Jug-Lindore.

Artikulli paraprakErdogan-Putin: rrisn tregtinë e ndërsjelltë, nuk pajtohen për Sirinë
Artikulli vijuesShtyhet për nesër gjykimi ndaj Mustafit