Madridi: Mirëpret Konferencën ‘Mrekullitë Shkencore në Kur'an dhe Sunet’

Edicioni i 11-të i Konferencës Ndërkombëtare për Mrekullitë Shkencore në Kur’an dhe Sunet do të fillojë në kryeqytetin e Spanjës, në Madridit më 6 qershor 2015
 
Kjo ngjarje e dijetarëve  do të mirëpritet nga Qendra Islamike Kulturore e  qytetit.
Komisioni Ndërkombëtar për Argumentet Shkencore në Kur’an dhe Sunet organizon konferencën në bashkëpunim me Qendrën Islamike Kulturore në Madrid dhe universitetet e Granadas, Katalonjës, dhe Girones.
 
Mrekullitë Kur’anore në fushën e gjuhësisë, drejtësisë, mjekësisë, astronomisë, shkencave detare, kozmologjisë dhe humanizmit do të diskutohen në këtë ngjarje shkencore  tri-ditore.
 
Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Komisionit,  Abdullah bin Abdul Aziz al-Muslih, 300 dijetarë dhe mendimtarë nga vende të ndryshme të botës do të marrin pjesë në këtë konferencë.
 
Ai së pari vuri në dukje rëndësinë dhe qëllimin e konferencës sepse mbahet në Andaluzi dhe për shkak të pjesëmarrjes së dijetarëve dhe mendimtarëve jomuslimanë.
 
Ai tha se konferenca ka për qëllim të hedhë dritë mbi faktin se Islami është një fe e diturisë dhe urtësisë dhe një fe që fton qeniet njerëzore për të kërkuar të vërtetën, përparimin, drejtësinë dhe zhvillimin.
 
Sekretari i Përgjithshëm i Komisionit,  Abdullah bin Abdul Aziz   Al-Muslih theksoj se 500 kumtesa shkencore janë dorëzuar në sekretariatin e konferencës, 50 prej të cilave janë përzgjedhur.
 
Artikulli paraprakXhamia më e madhe në ballkan së shpejti në shqipëri si një dëshmi e unitetit fetar
Artikulli vijuesAsadi jep mbështetje për përparimin e ISIS