Franca sulmon Malin për qëllime ekonomike

Gazeta franceze shkruan se Franca në rajonin jugor të Saharasë me zhvillim ekonomik 5 %, po kërkon të ardhmen e saj ekonomike.

Sipas burimeve internetike të gazetës franceze Lesco, Franca në sulmin ndaj Malit po përpiqet të vlerësojë të ardhmen e saj ekonomike. Me uljen e zhvillimit ekonomik evropian dhe zhvillimit ekonomik 0.1 % të Francës në vitin 2012, vendet e rajonit të jugut të Saharasë me popullsi 856 milion banorë(sipas statistikave të vitit 2010), kanë një zhvillim ekonomik me 5 %, çka përbëjnë një mundësi të mirë për aktivitetet ekonomike franceze në të ardhmen. Sipas Phipippe Hugon, drejtori i sektorit të kërkimeve në fondacionin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe strategjike të Francës, Afrika e shek. 21 do të jetë ndryshe nga Afrika e disa viteve më parë ku gjatë 15 viteve të fundit ka pasur zhvillime pozitive të shumta në këtë rajon. Kriza ekonomike dhe kërcënimet e grupeve kundërshtare aktiviste në rajon ndaj interesave të Francës, konsiderohen si pengesat më të mëdha të aktiviteteve ekonomike franceze./irb/kohaislame

Artikulli paraprakKryetari Ramadan, kavaler që qarosi me 44 mijë euro
Artikulli vijuesJa pse s'e mbrojtën lapidarin