Aroma e barit te prere, e mire per kujtesen!

Shkencëtarët e kanë zbuluar se aroma kimike që e liron livadhi i kositur, është ‘fajtor’ që njerëzit ndihen më të lumtur dhe më të relaksuar, dhe mund të parandalojë humbjen e kujtesës në moshën më të shtyrë.
Pas shtatë vitesh të studimeve, shkencëtarët australian e kanë zbuluar një parfum i cili e ka erën sikur bari i freskët i sapo prerë, dhe ndihmon për lirim nga stresi dhe forcon kujtesën e njeriut, njofton ‘The Daily Mail’.
Kjo aromë vepron në mënyrë direkte në tru, sidomos në pjesën që është përgjegjëse për emocione dhe kujtesë. Në idenë për krijimin e këtij parfumi ka arritur dr. Nick Lavidis, neurolog nga Universiteti i Brisbane-s, dhe atë e ka emërtuar ‘Serenascent’. Në hulumtimin e këtij fenomeni e ka inspiruar vizita në parkun nacional ‘Yosemite’, si dhe fqinji i cili i ka treguar se sa mirë vjen era kur e kosit barin në kopshtin e tij.
Aroma sipas fjalëve të dr. Lavidis-it vepron në amigdal dhe hipokamp, në të cilin janë të vendosur qendra për emocione dhe kujtesë. ‘Këto janë pjesë të trurit janë të lidhura me ndikimin e pjesë së endokrinës, ndërsa kjo aromë mund ta sjell baraspeshën në aktivizimin e hormoneve siç janë kortikosteroidet’, tha ai. Kjo erë ka ‘aromën e këndshme të barit të sapo prerë apo edhe të pyllit’, dhe pritet të fillojë të prodhohet muajin e ardhshëm.
Çmimi do të jetë disa dollarë, dhe mund të përdoret si aromë për shtëpi dhe për rroba. Në bashkëpunim me farmacistën, Rosemary Einstein, dr. Lavidis do të mundohet që të fusë elementet e këtyre lidhjeve kimike edhe në produkte tjera të ndryshme.
 
Artikulli paraprakJa pse kafeja pihet me sheqer
Artikulli vijuesMjalte ne vend te antibiotikeve