Sot, Google veçanërisht është duke e festuar muajin Ramazan përmes lansimit të një vegle të posaçme për Ramazanin.
Opsioni i quajtur “Shoqëruesi im Ramazan” do t’i ndihmojë myslimanët të kryejnë ritualet më mirë muajin më të bekuar të vitit.
“Në mënyrë që t’i ndihmojmë njerëzve për Ramazan, ne e kemi lëshuar My Ramadan Companion, i cili ofron informacione të lokalizuara, ndihmë dhe përmbajtje tjetër që mundëson pasurimin e asaj që uebi mund të ofrojë për muajin e Ramazanit” thuhet nga Google.
Në mesin e funksioneve janë edhe gjendja e trafikut, iftari më i afërt, receta gatimi dhe përmbajtje në YouTube, si dhe këshilla se si të jeni të shëndetshëm dhe si të kënaqeni për Ramazan. Si një aplikacion është shumë tërheqës dhe ofron shumë mundësi./KohaIslame