Socialdemokratët i rithonë “Po” bashkëqeverisjes me Merkel

Më në fund, Angela Merkel do mund të formojë kabinetin e saj të katërt, pasi nga Socialdemokratët i erdhi mandata për rivazhdimin e koalicionit që i ka fillesat që më 2013.

Kongresi i SPD-së votoi pro bashkëqeverisjes me CDU-në, duke i hapur rrugën kështu rikrijimit të “koalicionit te madh” me një qeverisje të përbashkët, pas katër muajsh stopim.

Zhvillimet gjermane janë ato që më së shumti diktojnë humorin e Europës në këto kohë jo fort të lumtura për Unionin, me një Brex-it, me një Trump tekanjoz, me një Putin kërcënues, e me një rritje të ekstremizmit në Bllok.

Artikulli paraprakVendet me Infrastrukturën më të mirë
Artikulli vijuesKu përfundoi thesari i Gadafit?