Ambasada britanike i ndihmon qytetarët e saj që duan të bëjnë Umre

Haxhinjt nga Anglia që  nisen për  në Umre janë këshilluar të ndjekin këshilla shëndetësore, të marrin  vaksinat e nevojshme.
 
Ambasada Britanike ka këshilluar qytetarët e saj për të marrë masat e veçanta shëndetësore, kur të nisen për në Umre.
 
Haxhinjt britanikë  që shkojnë në Umre janë këshilluar të ndjekin këshilla shëndetësore, të marrin vaksinimin e nevojshëm dhe të marrin masa paraprake, kur konsumojnë ushqim dhe ujë për të shmangur problemet shëndetësore, tha një zëdhënëse në ambasadën Britanike kohët e fundit.
 
Shumë njerëz vuajnë nga diarea,  shkula, sepse ata nuk janë të kujdesshëm në lidhje me atë që ata hanë, tha ajo.
 
Ambasada Britanike, gjithashtu, këshilloi ata që të kujdesen për gjërat e  tyre personale, duke përfshirë pasaportat, biletat dhe paratë.
 
Bëni një kopje të pasaportës tuaj para se të udhëtoni, dhe ruani atë në  një vend të sigurt, tha ajo.
 
Zëdhënësja e Ambasadës Britanike tha se qytetarët duhet të kontaktojnë  ambasadën në qoftë se ata kanë probleme me pasaportë në: [email protected].
Artikulli paraprakGjurmët e Islamit para Otoman – Kosova kishte xhami në vitin 1289
Artikulli vijuesThirrje ndaj OKB-së që të parandalojë sulmet me bomba fuçi në Siri