Betohen deputetët e rinj të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë

Para aktit të betimit të Legjislaturës së 25-të të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Republikës së Turqisë, deputeti më i vjetër në parlament, Deniz Baykal ka marrë përkohësisht postin e Kryetarit të Parlamentit nga Cemil Çiçek
 
 
Deputetët partitë e të cilëve kanë fituar më së shumti vota në zgjedhjet parlamentare në Turqi, të mbajtura në fillim të këtij muaji, mbrëmë vonë janë betuar në Asamblenë e Madhe Kombëtare të Republikës së Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Para aktit të betimit të Legjislaturës së 25-të të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Republikës së Turqisë, deputeti më i vjetër në parlament, Deniz Baykal ka marrë përkohësisht postin e kryetarit të Parlamentit nga Cemil Çiçek.
 
Baykal me atë rast vuri në dukje se parlamenti është vendi ku ndodhen përfaqësuesit e popullit të cilët duhet të respektojnë njëri-tjetrin dhe të bisedojnë.
 
“Neve na kanë zgjedhur votuesit. Jemi të detyruar që këtu të kryejmë detyrën tonë. Është e nevojshme të arrijmë marrëveshje dhe kompromis në bazë të ligjit, moralit dhe patriotizmit”, ka thënë Baykal. 
 
Në betimin e deputetëve mor pjesë edhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. 
 
Në zgjedhjet parlamentare, të mbajtura më 7 qershor, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) ka fituar 40,87 përqind të votave duke siguruar kështu 258 vende në Asamblenë e Madhe Kombëtare të Republikës së Turqisë e cila numëron 550 vende deputetësh. Partia Popullore Republikane (Partia CHP) ka siguruar 132 deputetë, ndërsa Partia e Lëvizjes Nacionaliste (Partia MHP) dhe Partia Demokratike e Popujve (Partia HDP) me nga 80 deputetë.
 
Sipas ligjit në Turqi, afati për formimin e qeverisë së re skadon më 18 gusht. kohaislame
Artikulli paraprakVesna Pusiç: Aleksandar Vuçiç ka problem më të madh se sa mendohej
Artikulli vijuesWikileaks: NSA ka përgjuar tre presidentë të Francës nga 2006-2012