Marrëveshja për lëvizje të lirë, hyn në fuqi për 30 ditë

Marrëveshja për lëvizje të lirë, e nënshkruar në Bruksel, nga përfaqësuesit e Prishtinës dhe Beogradit, do të ndikojë konsiderueshëm në jetën e qytetarëve të Kosovës, ka thënë Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.
 
Marrëveshja është nënshkruar të mërkurën mbrëma, në raundin e ri të bisedimeve të ndërmjetësuar nga përfaqësuesja e Bashkimit Europian për Siguri dhe Politikë të Jashtme, Federica Mogherini.
 
Shumë shpejtë, qytetarët do të mund ta kalojnë kufirin administrativ në të dyja drejtimet, pa pasur nevojë të paguajnë për sigurimin, ka thënë Djuric për reporterët.
 
Ai ka rikujtuar se si linjat e gjata me kilometra në kufi, u kanë shkaktuar qytetarëve humbje të mëdha në buxhetet familjare.
 
Ai ka shtuar se marrëveshja është një rezultat i negociatave tri vjeçare me delegacionin nga Prishtina, dhe ka bërë të ditur se do të hyjë në fuqi pas 30 ditësh.kohaislame
Artikulli paraprakDepartamenti Amerikan i Mbrojtjes punëdhënësi më i madh në botë?
Artikulli vijuesBastisen pesë OJQ të shijave në Kosovë, dyshohen për “shpëlarje të parave” dhe “financim të terrorizmit”