Limaj: Vota për Specialen, masakër kushtetuese

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, në fjalën e tij në Parlamentin e Kosovës, u ka propozuar deputetëve ta ridëgjojnë fjalimin e Glauk Konjufcës, thënë më herët në Kuvend, derisa tha se Kushtetutës së Kosovës po i bëhet masakër me atë se çfarë po kërkohet, transmeton Klan Kosova.
 
“Ne jemi deputetë të këtij parlamenti dhe kemi përgjegjësi për vendimet që do të na ndjekin gjatë tërë jetës tonë”.
 
“Me votimin e speciales ne bëjmë masakër kushtetuese”.
 
“Për të gjitha krimet që kanë ndodhur në Kosovë duhet të ketë konsensus nacional. Duhet të gjejmë një alternativë që do t’i gjykonte të gjitha krimet që kanë ndodhur këtu”.
 
“Ne duhet të diskutojmë për gjetjen e një tjetër alternative. Kjo e ndan shoqërinë. Nga sot Kosova nuk do të jetë më e njëjtë. Kjo nuk është as projekt-ligj, as votim për qeverinë e re”.
 
“Jemi duke iu futur një procesi tërësisht të panjohur”.
 
“Vendi ynë, nuk mund të jetë i cenueshëm nga kushdo. Ne duhet të kemi qeveri të pacenueshme dhe të pashantazhueshme”.
 
“Ne po i bartim kompetencat tona, tek një individ për të cilin nuk e dimë kush është. Ne do t’ia bartim marrëveshjet tona një instance e cila do të vendosë për ne, e kuvendi nuk do ta ketë më as mundësinë e ratifikimit të tyre”.
 
“E kemi një moment historie përpara, le të kërkojmë nga ndërkombëtarët partneritet e të mos u japim servilitet”.
Artikulli paraprakDredhëzat parandalojnë celulitin
Artikulli vijuesLëngu i mollës i mirë për tretjen