Ministri Buja arsyeton rektorin Gashi

0
138

Ministri i Arsimit, Ramë Buja, ka kërkuar t’i shkohet deri në fund zbardhjes së skandaleve në Universitetin e Prishtinës.

Buja ka thënë se punimet shkencore që janë botuar nëpër revista të rreme duhet të hiqen nga Senati i UP-së. ”Hapat do të merren”, ka thënë Buja në Interaktiv të KTV-së.“Apeloj te të gjithë organet t’i shkojnë deri në fund kësaj çështjeje”, ka shtuar ai.

Buja ka folur edhe për rektorin Ibrahim Gashin, për të cilin ka thënë se ka bërë gabim pse ka botuar në revistën e rreme shkencore indiane.

“Gabim i madh është. Por, ka mundur të jetë lajthitur. Unë kam bërë apel tek mekanizmat universitarë që të bëjnë një vlerësim pse ka rënë në këtë grackë rektori”, ka thënë ai.

Ministri i Arsimit ka thënë se s’beson se rektori ka bërë me qëllim publikime në revista të rreme.

“Kjo është një lajthitje e tij dhe s’besoj se është e qëllimshme e tij”, ka justifikuar Buja rektorin Gashi./koha/kohaislame