Nga KKR largohet edhe Amir Ahmeti

Pas largimit të Muhamet Mustafës, udhëheqësit të Grupit E-15, nga Koalicioni Kosova e Re (KKR), ka dhënë dorëheqje edhe Amir Ahmeti, anëtar i Partisë së Drejtësisë, nënkryetar i degës së Prishtinës dhe njëherësh edhe deputet i KKR-së nga radhët e PD-së.
“Jap dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha funksionet në PD dhe largohem nga koalicioni i KKR-së. Në Kuvendin e Kosovës do të mbrojë ngjyrat e elektoratit të PD-së dhe programit me të cilin i kemi fituar mandatet në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thekson Ahmeti në një komunikatë drejtuar mediave.kohaislame

Artikulli paraprakMursi: Nuk do i lejoj ata që shkatërruan vendin, të shpëtojnë paq
Artikulli vijuesMe Pacollin ishim të një mendimi, po votimi devijojë