Ditëve të fundit, Shoqata Nun, me aktivistët e saj, pandalë u është dalë në ndihmë emigrantëve që hyjnë në R. e Maqedonisë. Për çdo ditë nga 100-200 emigrantë depërtojnë në Maqedoni nga kufiri i Greqisë. Aktivistët e kësaj shoqate nuk ngurrojnë që të udhëtojnë nga Shkupi deri në Gjevgjeli për t’u ndihmuar në mënyra të ndryshme, qoftë me ushqim, veshmbathje, ujë apo duke ju ndihmuar në rregullimin e lejes së azilit. Edhe sot, rreth 100 emigrani ishin në stacionin hekurudhor, të rinj e të moshuar, gra dhe fëmijë, dhe mes tyre edhe një shtatzënë me bineq. Sipas fjalëve të mjekes nga H.E.R.A., nga UNHCR dhe Kryqit të kuq, meqë kanë mandat për t’u futur në meszonë, na informojnë se atje presin rreth 250 emigrantë për t’u futur në Maqedoni. Në këtë situatë të pamëshirshme, ndonjëherë ndodhë edhe diçka e bukur. Sot Muhamedi dhe Ala, babai dhe nëna, u përgëzuan me të sapolindurën Linaar. Kishin vendosur t’ia lënë emrin Linar, nga një lloj lule që lulëzon në dimër. Mbase në dimër kishin hyrë në ankth, dhe shpresojnë që të lulëzojnë dhe të fillojnë një jetë të re. Në foto, aktivisti i dalluar dhe kontribues i madh, Sedat Shabani, me babain duke mbajtur fëmijën në dorë. Në si portal, Linares së vogël i urojmë shëndet dhe jetë të mirë, të lulëzuar me Sirinë e lirë. S.Shabani
You Might also Like
Bilall Kasami: Maqedonia patjetër duhet të ridefinohet si shtet, pa shqiptarët s’ka asgjë
Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami në një intervistë ekskluzive për agjencinë ballkanike të lajmeve…
By
9 Min Read
Kriva Pallanka dikur – A e din këtë informatë Teroristët e Krishterë (demoluesit e Xhamisë)
Një foto e vjetër e qytezës Kriva Pallankë qarkullon në rrjetet sociale ku shihet qartë…
By
1 Min Read
Kriza me refugjatët varet nga bashkëpunimi i BE-së dhe Turqisë
Kryetari i Dhomës së deputetëve të Parlamentit të Republikës së Çekisë Jan Hamaçek po qëndron…
By
3 Min Read
Biletat e shtrenjta të trenave thellojnë problemin e refugjatëve
Policët e Maqedonisë prej sot patrullojnë bashkë me kolegët e tyre nga Sllovenia të cilët…
By
2 Min Read
Tërmeti i djeshëm më i fuqishmi në 100 vitet e fundit
Tërmeti, i cili ndodhi dje ka qenë më i fuqishmi në 100 vitet e fundit,…
By
1 Min Read
Akademia Maqedonase: Nënë Tereza nuk është shqiptare
Akademia e Shkencave në Maqedoni pretendon se Nënë Tereza nuk është shqiptare. Presidenti i kësaj…
By
1 Min Read
