Princi i Arabisë jep për sadaka 32 miliard $

Princi miliarder i Arabisë Saudite, Alwaleed bin Talal do të dhurojë pasurinë e tij prej 28, 8 miliardë eurosh (32 mld dollarë) për bamirësi.
 
Princi Alwaleed është 60 vjeç dhe është një nga njerëzit më të pasur në botë. Ai tha se është frymëzuar nga Fondacioni “Gates”, i ngritur nga Bill dhe Melinda Gates në vitin 1997. Paratë do të përdoren për të “nxitur mirëkuptimin kulturor”, për të “fuqizuar gratë”, dhe për të “ofruar lehtësime në raste fatkeqësish”, shkruan “shekulli”.
 
Gates e vlerësoi vendimin, duke e quajtur atë një “frymëzim për të gjithë ata që punojnë në filantropi në mbarë botën”. Princi Alwaleed renditet sipas revistës “Forbes” në vendin e 34, në listën e njerëzve më të pasur në botë. Paratë do të shkojnë për organizatën bamirëse të princit, “Alwaleed Philanthropies”.
 
“Filantropia është një përgjegjësi personale, të cilën unë e fillova më shumë se tre dekada më parë dhe është një pjesë e brendshme e besimit tim islam”, tha ai në një deklaratë.
 
Deklarata e princit Alwaleed vjen gjatë muajit të Ramazanit, kur myslimanët inkurajohen të bëjnë bamirësi apo sadaka që njihet, për tu ardhur në ndihmë nevojtarëve. Donacioni do të kryhet në ditët në vijim dhe do të mbikëqyret nga një grup njerëzish të besuar, me princin në krye. 
Artikulli paraprakNumri I atyre që po e përqafojnë Islamin është në rritje! (Aktuale)
Artikulli vijuesAbdul Muhsin el Abbad merr çmimin e Princ Naif iben Abdul-Azizit për shërbim të Sunetit