Hetimet ndaj FETO-s në Turqi, arrestohen 30 policë

Të dyshuarit u arrestuan nga ekipe të Departamentit për krim të organizuar dhe kundër kontrabandimit në një operacion me bazë në Ankara, të kryer në 13 provinca

Së paku 30 policë janë arrestuar të mërkurën në disa provinca të Turqisë për shkak të përdorimit të aplikacionit për dërgimin e mesazheve përmes telefonit të mençur, lidhur me tentativën për grusht shteti më 15 korrik, bëjnë të ditur burime të sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Të dyshuarit u arrestuan nga ekipe të Departamentit për krim të organizuar dhe kundër kontrabandimit në një operacion me bazë në Ankara, të kryer në 13 provinca, bëri të ditur burimi në kushte anonime, ndërkohë autoritetet vazhdojnë të kërkojnë të dyshuarit e tjerë.

Aplikacioni ByLock thuhet se është përdorur nga anëtarët e organizatës terroriste FETO, që kanë organizuar dhe zbatuar përpjekjen e përgjakshme për grusht shteti më 15 korrik.

Aplikacioni besohet të ketë qenë zbuluar nga agjencitë e sigurimit të Turqisë para tentativës për grusht shteti.

Turqia akuzon FETO-n, që kryesohet nga Fetullah Gylen me vendqëndrim në SHBA, për organizimin e grushtit të shtetit të dështuar si dhe një fushatë të gjatë për të përmbysur shtetin nëpërmjet infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht të ushtrisë, policisë dhe gjyqësorit. Tentativa për grusht shteti më 15 korrik la 241 dëshmorë dhe rreth 2.200 të plagosur.

Artikulli paraprakKurtulmuş: Prania e Turqisë në Bashika është legjitime
Artikulli vijuesRreth 40 për qind e njerëzve në botë kanë kilogram të tepërt