Sulmohet Shërbimi inteligjenti Afganistanit, dhjetëra të vdekur dhe 100 të plagosur

Të paktën katër pjesëtarë të inteligjencës afgane humbën jetën pas sulmit me bombë në zyrat qendrorë të këtij shërbimi në provincën e Uardakut.
Siç njoftohet nga autoritetet vendase sulmi ishte i mirë koordinuar dhe në total ishin 6 sulmues. Njëri prej tyre hedhi veten në erë brenda zyrave qendrore të shërbimit të inteligjencës, ndërsa 5 të tjerë qëlluan nga distanca.

Raportohet se numri i plagosurve si pasojë e shpërthimeve është të paktën 100.

Në një ngjarje tjetër, raportohet se avionët e NATO-s vranë 15 civil gjatë një bombardimi në provincën lindore të Kunarit. Por një zëdhënës i NATO-s, tha për BBC se gjatë sulmit janë vrarë 10 militantë dhe gjoja s’kishte raportime për viktima në civilë./tch/kohaislame.com

Artikulli paraprakGjendet personi që kishte humbur që 4 muaj në Ande
Artikulli vijuesRrezikohet shëndeti i konsumatorit nga produktet e skaduara, nuk vepron shteti