Ushtria izraelite vret të riun palestinez në Bregun Perëndimor

Ushtria izraelite në Bregun Perëndimor ka vrarë një të ri palestinez, transmeton Anadolu Agency (AA).
 
Sipas dëshmitarëve okularë, ushtria izraelite ka hapur zjarr mbi palestinezin Muhamed Sami al-Kusbea pranë pikave të kontrollit ushtarak mes Ramallahut dhe Jerusalemit.
 
Më vonë doli se një sulm i armatosur nuk ishte i justifikuar dhe as nuk janë regjistruar përleshje me ushtrinë.
 
Mjeku Samir en-Natur nga Qendra Mjekësore e Ramallahut për AA tha se i riu ishte në gjendje shumë të rëndë, kur ai u transferua në këtë qendër.
 
Ai kishte lëndime në gjoks dhe fytyrë, por për shkak të humbjes së gjakut nuk arriti të mbijetonte.
 
Ndërkohë ushtria izraelite periodikisht kryen sulme në territorin e Bregut Perëndimor, ku shpesh viktima janë civilët.
Artikulli paraprakMali i Zi shpall zgjedhjet për Reis'ul Ulemanë e Bashkësisë Islame
Artikulli vijuesRajna Veriore-Westphalia heq ndalimin e shamisë për mësuese