Rusia të shtëna paralajmëruese drejt një anije turke në detin Egje

Rusia deklaron se një prej anijeve të saj luftarake ka qëlluar në shenjë paralajmërimi një anije peshkimi turke në detin Egje për të shmangur një përplasje.

Ministri rus i Mbrojtjes tha në një deklaratë se anije turke ishte afruar rreth 600 metra  para se të ndryshonte drejtim shkruan BBC.

Sipas agjencisë Interfax, anija turke nuk i është përgjigjur paralajmërimeve të para por ka ndryshuar drejtim menjëherë sapo anije ruse ka qëlluar

Atasheu turk në Moskë është thirrur nga ministria e Jashtme ruse për të folur për incidentin.

Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Turqisë mbeten ende të tensionuara pasi Turqia rrëzoi një avion rus

Në incidentin e fundit, ministria  ruse e Mbrotjes tha se anija e saj Smetlivy  kishte identifkuar anijen turke të peshkimit kur ajo kishte qenë 1 mijë metra larg dhe po drejtohej një anije ruse.

“Pavarësisht përpjekjeve të shumta nga ekuipazhi i Smetlivy, anija turke nuk i është përgjigjur kontaktit me radio por as kontakteve vizuale nga semaforët dhe fishekzjarret paralajmëruese” thuhet në deklaratën e ministrisë.

Për të parandaluar përplasjen “është qëlluar me armatim të vogël drejt anijes turke, port ë shtënat nuk ishin vdekjeprurëse”

Artikulli paraprakNxënësit e Podujevës shkojnë me armë në shkollë
Artikulli vijuesKosovarët me duar të pastra, radhitën të dytët në Evropë