Masa për të shtuar sigurinë e haxhinjve në Mekë

Një firmë gjermane ndihmon për planifikimin e ri të rrugëve në Mekë dhe përreth.
 
Ajri në tunel u hollua shpejt dhe shumë shpejt nuk mjaftonte për të marrë frymë. Sistemi i ventilimit kishte dështuar dhe nuk kishte oksigjen. Përveç kësaj, temperatura ishte më shumë se 44 gradë Celsius. Njerëzve të parë u ra të fikët dhe të tjerët donin të dilnin sa më shpejt jashtë dhe duke u përpjekur të dilnin jashtë shumë vetë u penguan, ranë përtokë dhe të tjerët i shtyën me këmbë. Në fund rreth 1.400 të vdekur.
 
Fatkeqësia para 25 vjetësh është një nga më të rëndat në historinë e haxhillëkut. Defeti teknik dhe bllokimi i sistemit të ventilimit ishte vetëm fillimi. Problemi kryesor ishte që rrugët dhe tunelet në Mekë dhe në vendet e tjera të shenjta përreth ishin dykalimshe dhe në këtë mënyrë krijohej shpejt kaos.
 
Sfidë logjistike
 
Rreth tre milion vetë shkojnë çdo vit në Mekë. Haxhillëku është një nga pesë shtyllat e fesë islame dhe i detyrueshëm për çdo musliman që mund ta përballojë. Për një kohë të gjatë ka pasur vështirësi të mëdha për të përballuar masat e njerëzve që shkonin në Mekë dhe ka pasur vazhdimisht aksidente. Sot autoritetet e Arabisë Saudite kanë marrë masa dhe kanë ngritur mjaft rrugë dhe ura me kate.
 
Rrugë njëkalimshme
 
Në konceptimin dhe zbatimin e sistemit të ri të rrugëve ka marrë pjesë edhe firma gjermane Aachen IVV GmbH, një kompani ndërkombëtare planifikimi dhe projektimi. Për t’i bërë të sigurta rrugët e pelegrinazhi në vendet e shenjta, ajo u bazua kryesisht në një parim: rrugët njëkalimshe, jo vetëm për makinat por edhe për këmbësorët. Projekti për këto lloj rrugësh u shoqërua edhe me prishjen e urës së vjetër Xhmarat dhe ndërtimin e një ure të re, prej nga njerëzit hidhnin gurë drejt malit Arafat. Për shkak se këtë veprim e bënin mijëra vetë njëkohësisht, shkaktoheshin lëkundje të rrezikshme. Sistemi i ri e urës bën të mundur që atë ta kalojnë deri në një gjysmë milioni vetë në një orë.
 
Por Arabia Saudite dhe urbanistët vazhdojnë të planifikojnë rrugë të reja dhe dalje emergjente, për të shtuar kapacitetet, sepse numri i vizitorëve që shkojnë në Mekë shtohet çdo vit. Kështu planifikohet që në vitin 2040 në Mekë të mund të mblidhen njëkohësisht rreth gjashtë milionë vetë./zhurnal/
Artikulli paraprakRajna Veriore-Westphalia heq ndalimin e shamisë për mësuese
Artikulli vijuesJa çfarë përmbajnë produktet e podravkës “Dolcela”