Receta për rizoto tejet të shijshme

Perberesit:
 
2 gota oriz (ose sipas dëshirës)
3 karrota
1 qepe
Ullinje
3 luge kreme
1 e gjysme litër lëng mishi
Pershute ose lloj tjetër mishi
Kripe, origano, vaj, djath parmezan ose kashkavall

Përgatitja:

Karotat me qepe edhe ullinj fërgohen me një tigan të thellë me pak vaj. Pastaj vendoset edhe orizi edhe fërgohet për rreth 2 minuta bashkë me të.
Pas kësaj, lëngu i mishit i vendoset pak e nga pak deri sa te zihet orizi krejtësisht.
Me një tigan tjetër e fergojme pershuten ose mishin e pules edhe i vendosim origano e melmesa tjera edhe 3-4 luge kreme.
Kete mase pastaj ia vendosim orizit. Ia grijme mbi edhe djathin edhe e perzijme mire.
Artikulli paraprakATK plaçkitë bizneset (Dokument)
Artikulli vijuesMuslimanët e Kosovës kundër kërcënimeve të ISIS