Sheqerpare

Përbërësit:
600 gram gjalpë,
1 kilogram miell,
11 të kuqe të vezëve
1 të bardhë të vezës,
200 gram sheqer

Përgatitja:
Miellit i shtohen 11 të kuqët e vezëve, 1 e bardhë e vezës dhe sheqeri. Përzihen mirë deri sa përbërja të marrë formën e kokrrave të orizit. Gjalpi shkrihet, ftohet dhe hidhet mbi masen e përgatitur, dhe punohet me duar. Kur masa formohet, perplaset disa (10) herë mbi tryezë.

Sherbeti:
1 kg sheqer dhe 1/2 l uji. Vlohet dhe përzihet deri sa të tretet sheqeri mirë. Sherbetin e ftohni dhe ia hudhni masës së krijuar, e prisni deri sa të ftohet, dhe…. ju bëftë mirë.

Artikulli paraprakBakllava e shpejtë
Artikulli vijuesTortë kinder buono