Temperaturat e larta, digjen mbi 10 ha pyje

Në këto ditë të nxehta vere, ku temperaturat kanë arritur në vlera maksimale, inspektorët e pyjeve kanë kërkuar që njerëzit të tregojnë kujdes në zonat ku shkojnë për të pushuar, dhe të mos hedhin asgjë në zonat e pyllëzuara pranë bregdetit.

Deri më tani janë evidentuar mbi 10 vatra zjarri të cilat kanë sjellë djegien e 10 hektarë pyje dhe 26 hektarë kullota. 

Inspektoriati i Mjedisit ka kërkuar që për çdo rast zjarri të njoftohet në numrin 128, dhe të tregohet kujdes, sidomos nga pushuesit të cilët qëndrojnë pranë zonave bregdetare. Vatrat e zjarrit kanë qenë në Balldren dhe Kakarriq të qarkut Lezhë, në Gjoricë, Mat Bulqizë e Dibër. Kreu i ministrisë së Mjedisit ka theksuar se mbi 90 % e zjarreve gjatë viteve të shkuara kanë qënë të qëllimta ose njerëzore. 

Për të gjitha rastet të cilat janë të qëllimta, policia do të hetojë dhe personat e caktuar do të ndiqen penalisht. Ministri i Mjedisit Lefter Koka ka saktësuar se të gjitha sipërfaqet pyjore të djegura nuk do të tjetërsohen por do të rehabilitohen tërësisht. Gjendja e pyjeve në gjithe vendin është në gjendje të rëndë për shkak të zjarreve, por edhe shfrytëzimit pa asnjë kriter gjatë këtyre viteve.

Artikulli paraprak"BE s’e do lëvizjen e lirë për kosovarët, Qeveria s’po kryen punët"
Artikulli vijuesKrujë, policia asgjëson 1270 rrënjë kanabis sativa