Krujë, policia asgjëson 1270 rrënjë kanabis sativa

Policia e Krujës ka asgjësuar 1270 rrënjë bimë narkotike. Burime zyrtare bëjnë të ditur se në sajë të operacionit të koduar “Verjon 2015” në fshatin Verjon në Nikël të Krujës janë konstatuar gjashtë parcela me kanabis sativa me një gjatësi 8-80 cm.

Bimët u asgjësuan në vend me djegie, ndërsa një pjesë u morën në cilësinë e provës materiale. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.

Artikulli paraprakTemperaturat e larta, digjen mbi 10 ha pyje
Artikulli vijuesBaghdadi: S’do publikojmë më video horror sepse…