Apeli i Policisë: Mos festoni me armë!

Policia e Kosovës (PK), në kuadër të “urdhrit operativ për sezonin veror 2015”, ka paraparë një objektivë të veçantë për parandalimin e përdorimit të armëve të zjarrit, duke përfshirë parandalimin e përdorimit të tyre në ceremoni festive, ahengje e dasma.
 
“Andaj lidhur me këtë ju njoftojmë se PK-ja, ka marrë masa shtesë me shtimin e prezencës policore dhe reagimin e menjëhershëm në të gjitha rastet ku ka informacione për përdorim të armëve të zjarrit”, thuhet në njoftimin për media të PK-së.
 
“Përdorimi i armëve të zjarrit është veprimtari e kundërligjshme dhe e rrezikshme për qytetarët, andaj APELOJMË tek të gjithë qytetarët që të mos përdorin armët në asnjë rrethanë, e as në ceremoni festive, në të kundërtën do të përballen me pasoja ligjore”, theksohet më tej në këtë komunikatë. 

Njëkohësisht Policia e Kosovës falënderon të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e ndërsjellët, në parandalimin e kësaj dukurie negative për shoqërinë. kohaislame
Artikulli paraprakMe koncertin me ilahi Forumi Rinor Islam përmbylli aktivitetet për muajin Ramazan
Artikulli vijuesBanorët e kundërshtojnë ndërtimin e murit në Hungari