Vetëvendosje sot proteston në Mitrovicë

Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar për sot një protestë në Mitrovicës për të kundërshtuar, siç thuhet, marrëveshjen që pritet të nënshkruhet në Bruksel më 2 prill, e të cilën kjo lëvizje e konsideron si të dëmshme.

“Në këtë protestë dëshirojmë t’i themi Ketrin Eshtonit, palës serbe, Qeverisë së Kosovës që marrëveshja që arrihet më 2 prill do të jetë marrëveshje e Hashim Thaçit dhe assesi marrëveshje e pranueshme për Republikën e Kosovës, qytetarët e saj dhe posaçërisht për lëvizjen Vetëvendosje”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga lëvizja Vetëvendosje, e cila ka ftuar qytetarët që sot në sheshin “Mehë Uka”, nga ora 13:00, t’i bashkëngjiten këtij kundërshtimi. /Tg/kohaislame

Artikulli paraprakBombë 500 kg në Harilaq
Artikulli vijuesSerbia i ngriti përmendore “kanxhallozit” rus në veri të Mitrovicës