Arrestohet pronari i “Alba Air”

Policia e Kosovës ka arrestuar gjatë ditës së martë pronarin e Agjencisë “Alba Air”.
 
Gazeta “Zëri”, ka mësuar se nesër Policia e Kosovës do të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme me ç’rast do të njoftojë qytetarët lidhur me mashtrimet që kanë bërë Agjencitë dhe Tour Operatorët.
 
“Zëri” kishte raportuar se me 6 korrik kjo agjenci në bashkëpunim me Dardania Airways kishin dërguar mesazhe telefonike te bashkatdhetarët në Gjermani dhe Zvicër me oferta  joshëse por për ato fluturime nuk u realizuan.
 
Ndryshe, Agjencia “Alba Air”, e cila ka shitur mijëra bileta bashkatdhetarëve e për të cilat nuk po arrin t’i realizojë fluturimet, ka mbyllur pikën e shitjes dhe “Call Center”-in në Prishtinë. 
 
Zyrat, të cilat i ka në lagjen “Pejton”, ditën e hënë 20 korrik, kanë qenë të mbyllura me dry. Sipas burimeve të gazetës, gjatë ditës së diel nga këto zyra është larguar edhe një pjesë e inventarit. /Zëri/
Artikulli paraprakPadi ndaj personit që ‘sulmoi’ me para Blatterin
Artikulli vijuesGjendet i vdekur me fyt të prerë shqiptari në Itali