66 % e gjermanëve: S’duam azilkërkues nga Ballkani

Dy të tretat e gjermanëve refuzojnë që të mirëpresin azilkërkues nga vendet e Ballkanit si Shqipëria, Kosova, Serbia apo Bosnja.
 
Sondazhi u realizua nga TNS/Emnid në bashkëpunim me revistën Focus.
 
Vetëm 29 përqind thonë se do i prisnin azilkërkuesit nga Ballkani Perëndimor.
 
Refuzuesit më të mëdhenj janë ata që i përkasin partisë së kancelares gjermane, Angela Merkel.
 
81 përqind e tyre janë kundër azilkërkuesve. Ndërkohë përkrahësit e socialdemokratëve janë 76 përqind kundër.
 
Edhe të Majtët e madje edhe Të Gjelbrit janë kundër me 57 dhe 52 përqind kundër.
Artikulli paraprakSi i humbi Putin 15 miliardë dollarë
Artikulli vijuesVrasja në Itali, vetëvritet nga turpi ungji i adoleshentit