Vrasja në Itali, vetëvritet nga turpi ungji i adoleshentit

Një dramë ka pasuar tjetrën. Daja i Mario Memës, bashkëpunëtori i Igli Metës në vrasjen e Ismail Lullit në Itali, i ka dhënë fund jetës në Shqipëri për shkak të turpit që erdhi nga veprimi i nipit.
 
Lajmin e ka bërë të ditur për mediat italiane nëna e Marios. “Im vëlla u vetëvra sot”, ka thënë Vera Mema. Mësohet se daja i adoleshentit është gjetur i vetëvarur nga i biri 12-vjeçar.
 
Ndërkohë, Vera Mema nuk i beson versionit të Igli Metës për përfshirjen e djalit të saj në krim.
 
“Pas një jave ndërroi qëndrim. Mario është një viktimë. Igli kishte përgatitur gjithçka vetë, përse të fajësohet im bir”, është shprehur ajo.
 
Prokuroria italiane ka zyrtarizuar masën e “arrestimit me burg” për dy shqiptarët Igli Meta e Mario Mema, të akuzuar për vrasjen e 17-vjeçarit Ismael Lulli në Sant’Angelo in Vada në provincën e Varezes në Itali, më 20 korrik.
Artikulli paraprak66 % e gjermanëve: S’duam azilkërkues nga Ballkani
Artikulli vijuesDaçiq i ka shkruar Ban ki Moonit: Kosova nuk mund të anëtarësohet në UNESCO