Qindra akademikë britanikë reagojnë kundër Planit të Islamofobisë në Mbretërinë e Bashkuar

Qindra akademikët britanikë thonë se Akti  i Ri Kundër-Terrorizmit dhe Akti i Sigurimit vetëm se do të detyrojnë diskutim radikal politik të fshehtë,   në të vërtetë nuk do të ndihmojnë në luftimin e terrorizmit në Mbretërinë e Bashkuar.
 
Sipas këtij akti, ata që dyshohen për ekstremizëm do të dërgohen në programet deradikalizuese, ndërsa i gjithë sistemi do të mbikqyret nga  inspektorët e qeverisë.
 
Por ligji i ri është kritikuar si një sulm i drejtpërdrejtë në lirinë e fjalës dhe   si një lëvizje drejt një shteti policor. Në një ndërhyrje të paparë, 280 akademikë, juristë dhe figurat publike pretendojnë se ligji i diskutueshëm do të bëjë Britaninë më pak të sigurt, raporton World Bulletin.
 
Muajin e kaluar, David Cameron tha se qeveria do të sigurojë një spektër të plotë përgjigjesh për kundër-terrorizmit, duke përfshirë verifikimet e folësve të jashtëm në universitete dhe ndalimin e atyre me pikëpamje ekstremiste. Ka gjithashtu plane për tndalimin e transmetimit të programeve me përmbajtje ekstremiste.  
 
Por letra e akademikëve thotë:
 
Parandalimi do të ketë një efekt ngrirës në debat të hapur, e ngrinë fjalën e lire dhe disidencën politike. Kjo do të krijojë një mjedis në të cilin ndryshimi politik nuk mund të diskutohet në mënyrë të hapur, dhe do të tërheqë në hapësirat pa mbikëqyrje. Prandaj, parandalimi do të na bëjë më pak të sigurt.” 
Artikulli paraprakTurqia gati të nisë prodhimin e barnave inteligjente
Artikulli vijuesÇavusoglu: Thirrje Turqisë, Malajzisë dhe Saudisë për uniteti në tejkalimin e problemeve të botës islame