Cistet, armiku i trupit te femrës

 
Çdo femre i është dashur të përballet me cistet, të paktën një herë në jetë, një shqetësim që prek kryesisht femrat nga mosha 20 deri në 40 vjeçe. Cisti është cilësuar një shqetësim tipik femëror për arsye anatomike (te gruaja uretra është më e shkurtër sesa te burri dhe kjo e lehtëson daljen e mikrobeve që jetojnë në zorrë dhe në zonën vaginale) dhe hormonale (vajzat që nuk kanë menstruacione janë më të prirura të preken nga infeksionet e veshkave). Ndryshe nga infeksionet e tjera është e thjeshtë të ekzaminohet, sepse simptomat janë precize dhe të njëjta për të gjitha femrat: dhimbje kur urinojnë, duket sikur u rëndon diçka në pjesën fundore të barkut dhe dhembje trupi. Ndonjëherë urina mund të përmbajë ndonjë pikë gjak dhe nevoja për të dalë në banjë mund të jetë e papritur dhe shumë e shpeshtë. Pra, janë të gjitha shqetësime, që i detyrohen një infeksioni të veshkave shkaktuar nga disa baktere, të cilat jetojnë në brendësi të trupit të njeriut, pa dhënë probleme, por që kur prekin veshkat i pezmatojnë.
 
Kur një femër ndien dhimbje të forta në fund të barkut, gjëja e parë që duhet të bëjë, është t‘i drejtohet doktorit personal, i cili më pas e këshillon të kryejë disa lloje analizash. Natyrisht që analiza më e rëndësishme është urinokultura, e cila shërben për të kuptuar se çfarë ka shkaktuar infeksioni dhe cilat ilaçe antibakteriale duhen përdorur për të luftuar infeksionin. Në rast se simptomat ripërsëriten do të jetë e nevojshme t‘i nënshtroheni një ekografie të aparatit urinar ose një urografie për të kuptuar nëse zanafilla e problemit duhet të kërkohet te një shkaktar tjetër, si pielonefriti, një infeksion që prek pjesën e sipërme të aparatit urinar.
 
Por cilët janë faktorët që mund të shkaktojnë një sulm cistit akut? Faktorët janë të ndryshëm, por kur ato identifikohen ndihmojnë për të mos pasur të rinj. Marrëdhëniet seksuale, për shembull, mund të shkaktojnë të ashtuquajturin “cistitin e muajit të mjaltit”. Kryesisht ato që preken janë femrat me një aktivitet seksual intensiv (të paktën tri marrëdhënie në javë). Ndonjëherë bakteret e zorrëve mund të jenë të pranishme në zonën gjenitale dhe gjatë një marrëdhënieje mund të infektojnë rrugët urinare. Për të shmangur këtë të keqe, është mirë që pas çdo takimi të bëni urinën. Edhe femrat që vuajnë nga kapsllëku kronik, preken më shpejt nga infeksioni i rrugëve urinare. Kështu, bakteret e pranishme për një kohë të gjatë në zorrë, mund të shkaktojnë djegie dhe inflamacion në rrugët urinare. Në këtë rast duhet të konsumoni sa më shumë fruta, zarzavate dhe ushqime integrale.
 
Një rol shumë të rëndësishëm luan edhe higjiena intime. Duhet të shmangni medoemos, kur përdorni letër higjienike, kalimin nga zona anale në atë gjenitale për të mos transportuar baktere. Gjithashtu, nuk duhet të vishni mbathje të ngushta dhe sintetike. Lahuni shumë herë në ditë, por mos përdorni detergjentë intimë, sepse këto të fundit mund ta ndryshojnë pehazhin dhe ulin mbrojtjen e organizmit. Edhe gjaku i menstruacioneve është terren pjellor për shumimin e baktereve. Në këtë rast, këshilla e duhur është të ndërroheni çdo dy orë, edhe nëse nuk keni shumë fluks. Një tjetër faktor për krijimin e cisteve është edhe fillimi i menopauzës.
 
Por shfaqja e cisteve mund të varet edhe nga faktorë të tjerë, më të zakonshmet janë ekspozimi ndaj të ftohtit, stresi, çrregullimet menstruale, alergjitë, mosushqyerja, si dhe shqetësimet psikosomatike. Pra, në rast cistiti, por edhe higjienë dietetike korrekte është shumë e rëndësishme të konsumoni 1,5 litra ujë në ditë.
 
Cilat mosha janë më të rrezikuara? Më të rrezikuara janë ato mosha ku mbrojtësit natyrorë janë të ulët dhe lehtësisht të prekshëm nga sulmi dhe virulenca e mikrobeve. Për shembull te vajzat e vogla mungojnë ende mbrojtësit e epitelit të sipërfaqes së vaginës dhe veshkave. Te moshat e rritura, infeksionet vaginale luajnë një rol shumë të rëndësishëm, sidomos kur një femër ka shumë partnerë dhe kryen marrëdhënie seksuale të pambrojtura. Dhe në fund në menopauzë (ashtu siç u ndodh vajzave të vogla). Te gratë në menopauzë mungojnë sërish mbrojtësit e epitelit të sipërfaqes së vaginës dhe veshkave, kështu që bakteret mund të jenë të pranishme në pjesën e poshtme të organit gjenital./stetoskop/kohaislame.com
Artikulli paraprakReçel molle
Artikulli vijuesCilat janë shenjat e lindjes?