Reçel molle

0
1162
Për 1 kg molle: sheqer 800-1000 g, uje 3/4 gote.
 
Mollët për reçel zgjidhen të pjekura dhe të ëmbla.
Lahen, qërohen priten në thela dhe vendosen në ujë me pak limontoz. Lëkuret e farat zihen dhe kullohet lëngu.
Përgatitet shurupi me sheqer. Në të hidhen mollët dhe zihen 5-8 minuta, lihen të ftohen 6-8 ore dhe zihen përsëri me ndërprerje.
Në fund aromatizohet me kanellë.
Përgatitja e reçelit mund të bëhet me 2 ose 3 ndërprerje.