Nexhmendin Spahiu: O zagar, Fahri Xharra

Debat i ashpër po zhvillohet në Facebook në mes të publicistëve Fahri Xharra dhe Nexhmendin Spahiu, kurse ky i fundit e ka quajtur Xharrën zagar.

E tëra ka filluar pas publikimit të një shkrimi të Fahri Xharrës me titull “Sipas nexhmedinspahive, shqiptarët janë popull mulat”.

Fillimisht debati ishte nxehur kur Halil Matoshi kishte ironizuar me Fahri Xharrën, duke i dalë në mbrojtje Nexhmedin Spahiu, transmeton Veriu.info.

Mirëpo, më pas është kyçur edhe Nexhmendin Spahiu i drejtohet Fahri Xharrës duke i thënë: “O zagar Fahri Xharra, kujt i referohesh kur thua “Kombi i ardhmërisë, Kombi Kosovar? Perzierje me kend?.” Per te qene komb mjafton te kesh shtetin tend, nuk eshte e thene te perzihesh me askent. Kombi kosovar eshte monoetnik, perbehet vetem nga pjesetaret e etnise shqiptare, perfshi edhe idiotet dhe zagaret si ti”, ka shkruan Spahiu në Facebook.


 

Është interesant se këtij komenti të Spahiut ende nuk i është përgjigjur Xharra./Veriu.info/ 

Artikulli paraprakOsmani: A do t'i mbroje Ahmeti edhe Komitat që i rrahën shqiptarët?
Artikulli vijuesSamsung Galaxy S7 në përgatitje, sjell procesor të ri!?