Teksti në librat serbe se shqiptarët janë autokton në Ballkan, hallakatë Serbinë

Në Serbi ka plasur sherri mes historiane, kishës dhe ministrisë së Arsimit, lidhur me tekstin e librit të historisë për klasën e gjashtë në këtë shtet, ku thuhet serbët e kanë marr Kosovën nga shqiptarët.
Për këtë ka reaguar kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Patriarku Irinej, i cila ka kërkuar që kjo të ndryshohet menjëherë.
 
Bëhet fjalë për tekstin, autor i së cilit është historiani Rade Mihaljçiq, ku shkruhet se shqiptarët janë autokton në Ballkan, të cilëve serbët u kanë marr toka, traditat dhe kulturën.
 
Aleksandar Marinkoviq këshilltar në Institutin për Avancimin e Arsimit në Serbi, ka thënë se kritika për histori ka pasur edhe vitin e kaluar nga patriarku Irinej.
 
“Vitin e kaluar ka reaguar patriarku Irinej, duke kërkuar që të ndryshohen disa gjëra, në mesin e të cilave edhe ky tekst. Menjëherë pas kësaj, ne e kemi formuar një komision”, thotë Marinkoviq, transmeton lajmi.net.
 
Por, redaktori i librave shkollorë, Neobojsha Jovaniviq, ka një përgjigje shkencore lidhur me këtë çështje.
 
“Pa marr parasysh raportet tona me shqiptarë, ata janë një komb i veçantë, kanë kulturën e tyre, traditën dhe historinë. Dhe kjo nuk duhet të përfshihet në politika ditore të dikujt”, ka thënë redaktori i institutit Jovanoviq. /lajmi.net/
Artikulli paraprakSamsung Galaxy S7 në përgatitje, sjell procesor të ri!?
Artikulli vijuesEULEX-i duhet t’i mbështesë dhe jo frikësojë sinjalizuesit e korrupsionit