Me afrimin e zgjedhjeve presidenciale në Amerikë, myslimanët e disa shteteve atje, po mundohen të kenë një rol aktiv duke u bashkuar dhe votuar si një bllok i vetëm.
Kjo ishte përmbledhja e një studimi të përgtitur nga Institucioni i Politikave Sociale dhe Mirëkuptimit me qendër në Uashington. Daniel Hamel, një nga pjesëmarrësit në studim, thotë se nëse myslimanët arrijnë të votojnë në bllok mund të kenë ndikim të madh në zgjedhjet e ardhshme. Ai shtoi se disa shtete si Florida, myslimanët zënë vend të rëndësishëm për nga numri i votuesve.
Sipas vlerësimeve më të fundit, në Florida jetojnë 124 mijë votues myslimanë, të cilët kanë luajtur rol kryesor në zgjedhjet e kaluara. Në vitin 2000, ishin votat e myslimanëve të Floridës ata që i mundësuan presidentit Bush të fitojë ndaj kokurentit të tij Algor. Siç e dimë, Bush fitoi me një përqindje shumë të ulët. Një rol të rëndësishëm myslimanët luajtën edhe në zgjedhjen e presidentit aktual Barak Obama.
Edhe pse shumë ekspertë mendojnë se mundësitë që myslimanët të votojnë në bllok janë të pakta, fryma islamofobe e përhapur ndaj tyre vitet e fundit, mund të çojnë në unifikimin e tyre dhe votimin në bllok. /ardhmeriaonline/kohaislame
You Might also Like
Miratohet dënimi me vdekje për krijuesit e filmit "Pafajësia e Myslimanëve"
Gjykata Penale e Kajros ditën e martë miratoi dënimin me vdekje në mungesë për shtatë…
By
Redaksia
1 Min Read
Britania e Madhe është e gatshme të luftojë kundër Argjentinës për Ishujt Falklands
Argjentina duhet të respektojë vendimin e banorëve të Ishujve Falklands për të mbetur nën autoritetin…
By
Redaksia
1 Min Read
Për pak sa pëlciti bomba në afërsi të Xhamisë Al-Ibrahim
Kompleksi i xhamisë Al-Ibrahimi është i rëndësishëm për muslimanët dhe hebrenjtë, pasi që besimtarët besojnë…
By
Redaksia
1 Min Read
Kadirov:“Forcat speciale çeçene janë infiltruar në DAESH”
Forcat special nga Çeçenia, që janë besnik të Vladimir Putinit janë në Siri të infiltruar…
By
Redaksia
1 Min Read
Familjarët thonë se raketa ruse goditi aeroplanin MH17
Disa familjarë të 298 personave që kanë humbur jetën në aeroplanin e kompanisë së Malajzisë…
By
Redaksia
1 Min Read
Kerry: Kemi mbetur vonë për Sirinë
Në Siri ku lufta civile vijon nga të katër anët e vendit, po vijnë lajme…
By
Redaksia
1 Min Read
