Britania e Madhe është e gatshme të luftojë kundër Argjentinës për Ishujt Falklands

Argjentina duhet të respektojë vendimin e banorëve të Ishujve Falklands për të mbetur nën autoritetin e Britanisë së Madhe, deklaroi sot Kryeministri David Cameron, duke theksuar se Britania e Madhe “do të mbrojë territoret e veta në rast nevoje”.

Sipas rezultateve të votimit, që u nxorrën natën në të gdhirë të ditës së sotme në arkipelagun në pjesën jugperëndimore të Atlantikut, për ruajtjen e statusit të territorit britanik të Ishujve Falklands votuan 99.8% e pjesëmarrësve në referendumin 2-ditor të mbajtur së fundmi në ishujt – 1517 persona pro dhe vetëm tre vetë votuan kundër.

Artikulli paraprakÇrregullimet bipolare, shkaku kryesor i vetëvrasjeve
Artikulli vijuesForcat izraelite vrasin një palestinez