NDIKIMI I GJUHES ARABE NË GJUHEN SHQIPE

Siç e tregojnë edhe historianët e vjetër që populli shqiptar ka qenë populli i parë në rajon që ka pranuar islamin dhe duhet të theksojmë se islami në Shqipëri nuk është futur me dhunë siç po dëgjojmë në ditët e sotme por ai (islami) është futur dhe më parë nëpërmjet tregtarëve përmes Spanjës (Andaluzi) që në atë kohë ishte në duart e myslimanëve apo edhe nga vende tjera islame dhe tregtar islam që tregtonin në tokat e Shqipërisë apo kalonin nëpër Shqipëri[1]. Dhe kjo kohë ishte shumë më herët se ardhja e osmanlinjve në Shqipëri. (Perandoria Osmane – paralel në përmbajtje me Unionin Evropian të sotshëm, madje me një shtrirje territoriale shumë më të madhe).

Faktet tregojnë që Islami ka ardhur në trojet tonë Iliro-Shqiptare në vitet 1000 të kalendarit gregorian apo 400 të erës Islamike. Por gjithashtu është fakt që pranimi masiv i Islamit në trojet Arbërore u bë pas ardhjes së osmanlinjve në tokat arbërore dhe shtrimit të administrimit të pushtetit të tyre, administrim që i mundësojë Shqipërisë një  status dhe privilegje si anëtare e këtij Unioni.

Fakti qe islami nuk është futur me dhunë në Shqipëri, tregohet i qartë në faktet ekzistuese, që pjesa veriore e Shqipërisë mbajti fenë katolike, atë fe që shqiptarët e morën nga pushtimi romak dhe e riaktualizuan gjatë periudhës së Skënderbeut (ngase shqiptarët në masën më të madhe deri në atë kohë i takonin besimit ortodoks)

Dhe në të njëjtën kohë mund të hidhet poshtë “hipoteza” e dikujt që thotë që turqit s’arritën dot të hynin në male ku kishte katolik, kjo bie poshtë pasi nuk mund të jemi injorant përballë faktit që sipër vendeve të veriut shqiptar (ku ka katolik) është dhe Bosnja e Kosova që alpet e tyre janë akoma dhe më të larta se sa tonat, nga kjo logjikë mund të vështrohen tërë territoret e Perandorisë Osmane në Azi, Afrikë dhe Europë dhe të kthehemi prapë tek fakti që siç e dimë shumë mirë të gjithë që edhe Kosovarët dhe Boshnjakët (si dhe komunitetet që jetojnë në bjeshkët e Kosovës dhe Maqedonisë: Goranët, Tërbeshët etj) e përqafuan islamin pothuajse mbi 90%. Atëherë pyetja lind si është e mundur? A nuk bie kjo në kontradiktë me atë që “disa të ndritur” na përmendin ne !?

Pra ky është një argument shume i qarte për të gjithë ne që është pikërisht ky popull hero Shqiptar që me dëshirën e tij dhe me ndërgjegjen e tij të pastër e zgjodhi vetë rrugën e tij të suksesit që është Islami dhe besimi ne Allah(s.w.t.). Dhe këtij populli asnjëherë nuk iu imponua feja islame (siç dëgjojmë nga disa qarqe shoviniste greko-serbe).

Populli fisnik shqiptar ishte ai që edhe në kohën e monistëve diti të mbante të fshehur besimin në Allah për 50 vite me radhë, edhe pse atij iu imponua një fe e importuar nga Evropa, – Komunizmi. Dhe tani ne pyesim, pse nuk rrojti ky imponim fetaro-ideologjik mbi kombin shqiptar? Apo vallë imponimi në këtë rast nuk funksionon?

* * *

NDIKIMI I GJUHES ARABE NE GJUHEN SHQIPE

Sa i përket ndikimit të gjuhës arabe në gjuhën shqipe gjithkush mund të gjejë shumë shprehje arabe që filluan të përdoren në masë nga populli shqiptar, shumë kohë më parë. Datimet më të hershme mund të shihen që nga shekulli 15 në më të paktën e rasteve.

Dhe në këtë drejtim fjala e parë, botërisht e dokumentuar arabe që është përdorur në gjuhen shqipe është fjala “haraq”e cila është përdorur nga udhëheqësi legjendar shqiptar Skënder Beu në letrën që i ka dërguar mbretit të Napolit Alfonso i katërt në vitin 1451 e.s. e cila i përket fushës së ushtrisë.

Përveç kësaj në gjuhen shqipe do të shohim një vazhdë të madhe ndërthurje gjuhësore arabo-shqiptare. Shumë fjalë që u futen në shqip po nga fusha ushtarake janë: asker, kala, shehid, mejdan, katil, tabor, dushman… etj

Ne fushën ekonomike ne gjuhen shqipe gjejmë penetrim fjalësh si: Fajde, hesap, alet… etj

Ndërsa në fushën e shkollimit vlen të përmenden disa fjalë si: Mydir, mualim, talebe, qitab, defter, ders, harf, kalem.

Përveç fushave të mësipërme, vlen të jepet një theksim i veçantë i ndërthurjes linguistike arabo-shqiptare në fushën e religjionit, në fushën në të cilën gjuha arabe ka një ndikim universal për sa i përket kombeve Islame, qofshin ata nga Malajzia, qofshin afgan, turq, boshnjak, shqiptar apo edhe britanik (kohët e fundit mes Muslimanëve po flitet për Islamizimin e Anglishtes). Në këtë drejtim vlen të përmendim disa terma religjioz islam si: Hadith, fikh, akide, vaiz, farz, ALLAH, Din, Rab, imam, muezin, synnet, hak, haram, hallall, emanet, xhennet, xhehenem, sexhade, selam alejqum, merhaba,  takije, mesxhid, hamam, medrese, dyqan, hyqem, nizam, vezir, sultan, xhami, inshallah etj…

Dhe kështu me rradhë, duke shfletuar gjuhën e bukur shqipe, do të shohim në të shumë terma arab, turk apo persian, qe erdhën mes gjuhës së Ilirëve, si rrjedhojë e orientimit të tyre drejt kulturës me progresive të mesjetës, e cila mbante emrin – PERIUDHA ISLAME-… terma që janë shumë fjalë e shprehje normale që edhe sot e kësaj ditë janë në përdorim nga populli fisnik shqiptar.

* * *

NDIKIMI I GJUHËS ARABE NE ALFABETIN SHQIP

Historia e alfabetit shqip është një nga çështjet më të vështira e më misterioze të studimit në këtë fushë linguistike. Është kështu pasi në të gjenden mbi më se 17 alfabete të ndryshme të përdorur mes shqiptareve deri në fund të shekullit 19. Këto alfabete kanë pasur karakteristikë animin nga germat latine, greke,arabe e.t.j. Kjo shumëllojshmëri alfabetesh çoi në konflikte ndërmjet shqiptarëve dhe zgjidhja e këtyre u arrit në mbledhjen e Kongresit të Manastirit në 1908 që do të zgjidhte një herë e mirë problemin e shqiptarëve.

Në fillim gjuha shqipe ishte e shkruar me shkronjat latine por me përhapjen e islamit që arriti majën e tij në shek. e 19, ku pothuajse shumica e shqiptarëve tashmë ishin myslimanë, ndryshimi erdhi. Kështu u bë një kthesë e madhe në shkrim si në alfabetin latin ashtu edhe në shkrimet  në greqisht dhe në ato katolike.

Dhe ishte logjike që thellimi dhe hyrja gjithnjë e më e madhe në fenë islame të shqiptarëve do të çonte në shfaqjen e një rrymë të re në shkrimin e gjuhës shqipe, si në formë ashtu edhe në përmbajtje. Kjo rrymë filloi në shek e XV. Në fillimit të shek të 16 rryma u përforcua më tej sa që filloi të bashkëpunojnë dhe kërkojë lidhje me kulturën e re islame që kishte liturgjinë e saj të bazuar në alfabetin e saj arabe.

Islamizimi i shqiptarëve solli ndryshimin që për shqiptarët, gjuha arabe të bëhej një pjesë burimore e dijes dhe kështu paria shqiptare u mësua që kulturën dhe dijen e saj ta shprehte në gjuhën shqipe por me shkronja arabe.

Kjo valë kulturore Islame Shqiptare çoi në shfaqjen e tre alfabeteve kryesore në Shqipëri: në jug pakica e ortodoksëve të mbanin shqipen me alfabetin ortodoks, në veri me alfabetin latin dhe shumica e kombit Shqiptar, myslimanë të përdornin alfabetin arab, me shkrimin nga e djathta në të majtë.

Dhe vlen për tu theksuar që në shek e 19 ndikimi i gjuhës arabe mes shqiptarëve arriti kulmin e saj si në përhapje gjeografike ashtu dhe në zgjerimin e horizonteve të ndryshme.

-Romani i pare ne shqip ka pasur alfabetin arab-

Pasi që filloi përhapja e gjuhës shqipe me alfabetin arab, shkrimi i tillë qëndroi stil pa sistem unik ku mund të mbështeteshin të gjithë ata që e përdornin këtë alfabet, një ndër shkaqet që sigurisht çoi në ndryshimin e disa germave e më pas kjo çoi që t’i shtynte dijetarët në unifikimin e disa rregullave.

I pari dijetar shqiptar që bëri këtë përpjekje për një alfabet të rregullt arab për shqipen është poeti Shemimi Shkodra. Ky alfabet që e vendosi ky poet përmbante 45 shkronja. Pas kësaj përpjekjeje u interesua në këtë fushë gjithashtu poeti tjetër Daut Borishi i cili botoi në Stamboll librin e parë në shqip me alfabetin arab në vitin 1871.

Ne këtë drejtim gjuhësor interesant për tu përmendur është dhe alfabeti i Hoxha Tasin-it por me keqardhje një kopje e tij s’na ka arritur në ditët e sotme dhe kjo i përket vitit 1877.

Një vit me vone dijetari Ali Ulqinaku vendosi një alfabet tjetër arab në gjuhën shqipe e cila u përdor në shume vende të ndryshme të Shqipërisë.

Në fillim të shek të 20 u shtua dhe më shumë interesi në këtë drejtim. Është pikërisht kjo kohë, koha e konflikteve politike që kishte filluar në Shqipëri për vendosjen e një alfabeti unik. Dhe nga ata që u ndikuan më shumë ishte Rexhep Voka myftiu i Manastirit në atë kohë, i cili konsiderohej nga dijetarët më të mirë të kohës së tij. Alfabeti Voka u botua me 1910. Ai përmbante 44 shkronja. Ky alfabet mbahet si një nga alfabetet më të mirë e të plotë të gjuhës shqipe me shkronja arabe.

Është për tu theksuar këtu që në këtë kohë ishte një konkurrencë me alfabetin latin i cili përmbante 36 shkronja.

* * *

LUFTA KUNDER ALFABETIT ARAB

Siç u theksua pak më parë që tani në këtë kohë (shek 20) kemi konkurrencën ndërmjet alfabetit arab e alfabetit latin, dhe është për tu theksuar që në këtë kohe kemi dobësimin e forcës osmano-islame në bote, dominimi i komisionit nga kleri katolik si dhe anëtarëve  tjerë të përkatësisë ortodokse, por mbi të gjitha orientimi i elitës shqiptare kah përendemi gjë që solli që ky alfabet të mos kishte përkrahje nga jashtë.

Ndërsa alfabeti latin përkrahej nga disa forca të jashtme ndikuese në fatet e Shqipërisë, siç ishin “Vatikani”,”Austria”,”Italia” etj. të cilët jepnin “ndihma”për shndërrimin e gjuhës shqipe me alfabet latin dhe sigurisht qëllimi i tyre ishte shumë largpamës, ku synonte me këtë shndërrim prishjen (ndarjen) e lidhjeve të shqiptarëve me lindjen islamike e cila do të çonte në ndarjen nga kultura arabe islame dhe lidhjen vasale të Shqipërisë me kulturën perëndimore dhe izolimin e shqiptareve pas ndarjes së tyre me lindjen myslimane, të cilët mund t’i mbronin ata (shqiptarët) në çdo moment rreziku (siç e kanë bërë gjithmonë – dhe t’i linin siç i kanë lënë deri në këto ditë një pjesë të madhe të viseve dhe popullit shqiptar).

Që pas Kongresit të Manastirit më 1908 subjekti kryesor ishte alfabeti shqip, me të cilin alfabeti do jetë latin apo arab? Pikërisht në këtë kohë kemi pushtimin Austriak në Shqipëri (1915-1918) dhe natyrisht ishte logjike t’i jepej prioriteti alfabetit latin që të bëhej si alfabeti zyrtar dhe dominues mbi shqiptaret. Ky plan mbështetej nga Perëndimi i krishterë i  cili synonte domosdoshmërinë e posedimit dhe të imitimit të kulturës perëndimore nga populli shqiptar mysliman i cili vazhdon akoma deri në ditët tona të jetë i nënshtruar kulturës dhe politikës evropiane dhe fakt e argument shumë i qarte për këtë është ajo që po shohim sot në Ballkan.



[1] Atëherë nuk njihej emri as entiteti Shqipëri, por i referohemi asaj që njihet sot.


Autor: Beqir Ismaili

Përktheu: Selsebil Halim

EL – MUXHTAMEAH , NR: 1320

Edituar dhe përshtatur nga moderatori.

Artikulli paraprakEdhe fëmijët nën 13 vjeç në Facebook?
Artikulli vijuesUniversitetet, ku 20% e studentëve janë mysliman konsiderohen zona pa alkool