Edita Tahiri: Kemi premtime për lirimin e shpejt të policëve

Kryenegociatorja Edita Tahiri thotë se Qeveria e Kosovës, arrestimet e policëve, që ka ndodhur brenda territorit të Kosovës i konsideron arrestime me motive destruktive të Serbisë.


Tahiri ka thënë se për këto arrestime janë në dijeni të gjithë faktorët relevantë, përfshirë edhe BE-në e SHBA-të. “Natyrisht që edhe unë kam kontaktuar me Robert Cooper, si ndërmjetës i BE-së, për ta informuar nga dora e parë për situatën e krijuar. Kam kërkuar nga BE-ja që të bëjë një presion të qartë dhe të vendosur ndaj Serbisë. E para, për lirimin e policëve të arrestuar, por edhe një presion që Serbia të ndërpresë këto akte agresioni ndaj Kosovës”, ka thënë Tahiri për “Tribuna Shqiptare”, duke shtuar se Brukseli me shqetësim i ka marrë këto informacione, për shkak se cenohen marrëveshjet e arritura deri tash.
“Kemi marrë premtime se ata janë duke punuar që të zgjidhet drejtë kjo çështje, që të lirohen të arrestuarit. Por, edhe në përgjithësi të rregullohet gjendja në lëvizjen e lirë, sepse kemi informacione që në pikën kufitare në Merdarë që nga mbrëmë ka pritje të gjata dhe pengesa në lëvizjen e lirë”, tha ajo. Tahiri thotë se zhvillimet e këtilla e cenojnë dialogun teknik dhe marrëveshjet e arritura./indeksonline/kohaislame

Artikulli paraprakKFOR-i po heton vendin e arrestimit
Artikulli vijuesKompanitë e tenderëve dhe financuese të PDK-së