Dieta tek shtatzënat lidhet me problemet e zemrës tek bebet

Femrat, që hanë në mënyrë të shëndetshme gjatë shtatzënisë, mund të ndalojnë rrezikun e zhvillimit të problemeve të zemrës tek bebet e tyre.

Kjo lidhje është sugjeruar nga një studim i 19.000 femrave në SHBA, të cilat janë pyetur mbi dietën e tyre gjatë muajve të shtatzënisë, raporton BBC.
Një dietë e shëndetshme vlerësohet ajo me peshk, fruta, arra dhe perime të freskëta.
Femrat shtatzëne dhe gratë që përpiqen të mbeten shtatzëne duhet të këshillohen paraprakisht për të marrë ushqime të caktuara. Ekspertët rekomandojnë acid folik për të reduktuar difekte të tjera të lindjes si ‘spina bifida’ (një devijim i fundit të shtyllës kurrizore), dhe rekomandojnë gjithashtu vitaminë D për kocka dhe dhëmbë të shëndetshëm.
Në Angli, skema qeveritare për Nisjen e Shëndetshme (Healthy Start) siguron kuponë për gratë shtatzënë për të blerë qumësht dhe perime të freskëta. Në një studim të publikuar në botimin e “Sëmundjeve të arkivuara tek foshnjat dhe fetuset”, thuhet se gjysma e femrave lindën fëmijë me probleme të zemrës ndërsa gjysma tjetër nuk pati asnjë problem. Kur studiuesit krahasuan dietën e këtyre dy grupeve rezultoi se dieta mëmësore më e shëndetshme lidhej me shanset më të vogla për të patur defekte në zemër.
Sëmundjet e lindura të zemrës (kongjenitale) janë ndër rastet më të zakonshme të defekteve të lindjes, duke prekur mbi 10 në 1 mijë lindje në Britaninë e Madhe. Defektet më të lehta si vrima në zemër, shpesh nuk kanë nevojë për trajtim, pasi mund të zhvillohen vetë dhe mund të mos shkaktojnë defekte të mëtejshme. Por disa mund të jenë serioze e deri në të rrezikshme për jetën.
Në shumicën e rasteve problemi vjen si pasojë e një zhvillimi të hershme të fetusit, ku një pjesë shkaktohen si pasojë e defekteve gjenetike ose kromozomeve. Por, sipas Fondacionit Britanik për Zemrën ndonjëherë është e pakuptueshme përse zemra e foshnjave nuk zhvillohet normalisht. Sipas dietologes Victoria Taylor, ky studim është mjaft i rëndësishëm për të vënë në fokus prioritetin që duhet të kenë nënat për jetën e re që do të sjellin në dritë, duke rekomanduar një dietë të shëndetshme para, gjatë dhe pas shtatzënisë si për nënën ashtu dhe për fëmijën.

Artikulli paraprakSi e bëni gjykimin gjatë pajtimeve, a përdoret kanuni? – Hoxhë Ferid Selimi
Artikulli vijuesObama, ndjesë Japonisë për përgjimet e publikuara nga WikiLeaks