Lodrat mund të jenë të rrezikshme për fëmijët

Lodrat janë pjesë e rëndësishme për zhvillimin psikologjik të një fëmije, ndaj përgjegjësia kryesore për përzgjedhjen cilësore të tyre, mbetet vetëm në dorën e prindërve.


Nëse ata nuk janë të kujdesshëm fëmijët mund të luajnë me lodra, që kanë në përbërje kimikate të ndryshme, të cilat sjellin probleme në shëndet.Mjeket konstatojne se eshte rritur numri i fëmijëve me alergji, me probleme në frymëmarrje apo edhe me sëmundje të tjera. Shkaktarët janë të ndryshem, por lodrat me përbërje të dyshimta nuk bëjnë përjashtim.
“Dëmet fillojnë nga anemia, nga këputjet, distrofi muskulare, mund të shkaktojnë alergji, astmë, sëmundje të tiroides, të veshkave dhe deri në kancer të mëlcisë dhe të veshkave. Deri tani nuk kemi patur rast sepse është e vështirë të konstatohet se origjina e sëmundjeve është për shkak të lodrave. Prindërit duhet të jenë të kujdesshëm në zgjedhjen e lodrave në moshën e caktuar të fëmijëve, por edhe të bëjnë më shumë pyetje”, thotë Eneida Xhumari, nga Promocioni Shëndetësor.
Vetëm PVC, e cila është lëndë kancerogjene e që është konstatuar ne disa lodra plastike dhe kukulla te blera jo vetem ne tregje, por edhe dyqane, shkakton kancer sëmundje të tiroides, të veshkave, astmë fëminore dhe alergji.
Tregu shqiptar eshte i pakontrolluar ndaj mbetet ne dorën e prindërve, që të tregojnë kujdes në blerjen e lodrave dhe në kontrrollimin e etiketave dhe përbërësve të lodrave./albtime/kohaislame

Artikulli paraprakSerbët pushtojnë pikat statike të policisë në Mitrovicë
Artikulli vijuesLargime nga puna në Sony