Zjarre në Studeniçan, Zelenikovë, Makedonski Brod dhe Kërçovë

Shkup, 2 shtator – Deri në orën 16:30 pasditen e sotme janë regjistruar zjarre në komunën e Studeniçanit, Zelenikovës, Makedonski Brodit dhe Kërçovës, informon Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim (DMSH).

Ende është aktiv zjarri në komunën e Studenipanit, te fshatrat Ellovë dhe Osinçan, ku po digjet pylli i përzier. Në shuarjen e zjarrit janë angazhuar pjesëtarët e Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim dhe të Njësisë territoriale të zjarrfikësve Shkup.

“Te fshati Dejkovec, komuna e Zelenikovës zjarri është ende aktiv. Nga informacionet e fundit nga Sektori rajonal, kemi njohuri se aeroplan e zjarrfikësve të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim sërish janë orientuar për shuarjen e këtij zjarri, ndërsa për momentin në vendin e ngjarjes janë edhe të punësuarit nga Sektori rajonal”, thonë nga DMSH.

Në sipërfaqen e fshatit Krapa, në Makedonski Brod është paraqitur një zjarr në pyllin me drunj të shkurtër dhe dëllinjë. Zjarri është paraqitur në orën 09:45. Në terren janë angazhuar dy persona nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, tre persona nga NJTZ dhe nëntë persona nga Ekonomia pyjore. Është djegur një sipërfaqe prej 15 hektarëve.

Në komunën e Sveti Nikollës, te fshati Gurganci në rrugën drejt Kumanovës në orën 14:00 është paraqitur zjarr ku është djegur bari i ulët në rrezik për të përfshirë edhe pyll me pisha. Në terren janë angazhuar aeroplanë të zjarrfikësve të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, si dhe të punësuarit nga sektori rajonal për mbrojtje dhe shpëtim.

Në lagjen e Kërçovës Gorica është paraqitur zjarr i kashtës në orën 11:30. Zjarri ende është aktiv dhe në shuarjen e tij janë angazhuar NJTZ me një automjet dhe dy zjarrfikës, informojnë nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim.

© ZHURNAL.mk
Artikulli paraprakHoxhë Bekir Halimi – Moni be pash Allahun me ate foto se na mbyti krejt
Artikulli vijuesPo rritet numri i të pa punëve në Tetovë