Shkup, 31 gusht- Maqedonia po tronditet për shkak të lindshmërisë(natalitetit) të vogël të maqedonasve dhe trendin e rritjes tek shqiptarët.
Vetëm në Shkup për një vit janë lindur lindur 2240 shqiptar, ndërsa maqedonas mezi 3443 persona foshnja të posalinduara bëjnë të ditur të dhënat e fundit të Entit për Statistikë.
Nga po i njëjti burim konstatohet se vdekshëmëria tek maqedonasit është tepër e madh në krahasim me shqiptarit. Vetëm për një vit afro 3600 maqedonas.
Të dhënat zyrtare të pjesës së parë të vitit 2012 për Qytetin e Shkupit, të marra nga Enti Shtetërorë për Statistik flasin kështu.
Maqedonas: të lindur 3443 persona, të vdekur 3558 persona (shtimi minus 115 persona)
Shqiptarë: të lindur 2240, të vdekur 636 persona ( shtimi plus 1604)
Romë: të lindur 687 persona, të vdekur 186 persona (shtimi + 501)
Turq: të lindur 72 persona, të vdekur 37 (shtimi + 35)
Boshnjak: të lindur 81, të vdekur 36 ( shtimi +45)
Serbët: të lindur 42, të vdekur 130 (shtimi -88)
(Këto shifra përfshijnë vetëm komunat që i përkasin Shkupit, nuk janë të kyqura Haracina, Petroveci, Ilindeni…që në mënyrë shumë serioze do të ndikonte në ndryshim të shifrave në fjalë).
Thuajse ngjashëm janë edhe shifrat për vitin 2010 dhe 2011.
Ndryshe, në aspekt demografik, numri i popullatës në Shkup gjithnjë e më shumë rritet, e njëjta gjë ndodh edhe në shtimin e natalitetit.
Ekspertët alarmojnë se nëse vazhdon kjo tendencë e natalitetit në Shkup, kjo do të ndikojë në karakteristikat demografike në kryeqytet.