Me pesë trena specialë rreth 3.000 migrantë gjatë 24 orëve të fundit janë transportuar përmes rrugës hekurudhore nga patforma tek qendra e pranimit në Gjevgjeli deri te kampi në Tabanoc.
Mëngjesin e sotëm në platformën tek kampi për ngarkesë priste treni i parë për sot, ndërsa në stacionin hekurudhor në Gjevgjeli në thirrje për transport të migrantëve të gatshëm presin edhe dy trena, informojnë nga stacioni hekurudhor.
Sipas vlerësimit të UNHCR-së, gjatë ditës së djeshme nga Gjevgjelia drejt Tabanocit kanë udhëtuar rreth 3.500 migrantë, nga të cilat pjesa më e madhe janë transportuar me tren, ndërsa numër më i vogël me autobusë dhe me taksi.
Sipas tyre, punët në terren në kampin e pranimit zhvillohen në mënyrë të shkëlqyer nga ana e të gjithë faktorëve të përfshirë në përballjen e krizës së refugjatëve, ndërsa është arritur nivel i lartë dhe në organizim të transportit të migrantëve, të cilët menjëherë pas evidentimit largohen nga kufiri jugor drejt atij verior të Maqedonisë.