Tirana, për tre ditë rresht ishte kryeqyteti botëror për paqen dhe harmoninë fetare.
Ndonëse në thelb të konferencës ndërkombëtare ishte harmonia fetare, komunitetet fetare nuk përcollën mesazhin e duhur.
Skandali i këtij eventi ishte përjashtimi i myslimanëve dhe i bekshtashinjve.
Ashtu siç zbuloi më heret Civitas.al, përfaqësuesit e komuniteteve fetare myslimane dhe bektashiane nuk moren pjesë në konferencën e prezantuar nga ministri i Mirëqënjes Sociale Blendi Klosi (video).
Megjithëse Komuniteti mysliman është përfaqësuese i më shumë se 65% te popullsisë është përjashtuar nga organizimi i këtij aktiviteti me pretekstin se është diçka mes Katolikëve – Ortodoksve dhe Shtetit shqiptare.
Por deri më tani, KMSH nuk ka reaguar për të dhënë shpjegime sepse u përjashtuan nga ky aktivitet.