Canonin me sensorë 250 megapixel

Kompania japoneze Canon përmes faqes zyrtare ka njoftuar krijimin e një sensori prej 250 megapixel, që përshtatet në kamerën DSLR.

Sensori i ri “APS-H CMOS” mundëson “dallimin e një mbishkrimi në një pjesë të aeroplani fluturues në një distancë prej 18 kilometra, nga vendi i kapjes së fotografisë”, transmeton Koha.net.

Gjithashtu sensori i ri ka një shpejtësi të jashtëzakonshme, 1.25 miliard pixel për sekondë, që do të thotë se mund të xhironi imazhe me një shpejtësi super të lartë, me pesë frames për sekondë.

Rezolucioni aktual i sensorit është 19,580 x 12,600 pixels, apo 246.7 megapixels.

Artikulli paraprakMeha: Sonte të gjithë kuq e zi
Artikulli vijuesMinistri Todorov dhe Damjanovski “qeshin” me ambulancën e shkatrruar në Lagjen e Trimave?!