Kompjuteri i ri nga InFocus

Në korrik të vitit 2012, Microsoft bleu kompaninë Perceptive Pixel, e cila ofron monitorë me prekje deri në 82 inç. Këto ekrane të mëdha janë përdorur nga Microsoft për të demonstruar Windows 8 në të kaluarën. Dje, një kompani me bazë në Portland, Oregon e quajtur InTouch ka zbuluar se do të shesë kompjuterë Windows 8 me prekje, që janë gjithashtu mjaft të mëdhenj dhe kanë një çmim më të përballueshëm nga konsumatorët e zakonshëm.

Njoftimi për shtyp nga InFocus informon mbi BigTouch, një kompjuter të gjitha-në-një me ekran me prekje 55-inç 1080p, me sistem operativ Windows 8.
Brenda kompjuterit BigTouch, InTouch ka vënë një procesor Intel Core I5, së bashku me 120 GB SSD memorie dhe WiFi. Për sa i përket portave, kompjuteri ka dy porta Ethernet, dy porta HDMI dhe gjashtë porta USB-je.
Çmimi për BigTouch është $4,999, një çmim shumë i arsyeshëm duke marrë parasysh harduerët. Megjithatë, thuhet se çmimi për një kompjuter me ekran të madh do të bjerë edhe më shumë në muajt e ardhshëm. /krokodili/kohaislame

Artikulli paraprakPërditësimi më i fundit i Facebook
Artikulli vijuesSkaneri 3D i veshit për mjekët