Edhe sot, ashtu si dje, OH HILAL që funksionon në kuadër të BFI në RM, u gjend në mesin e refugjatëve nga Siria por edhe nga viset e tjera të përfshira nga luftërat e ndryshme, e që po qëndrojnë në Gjevgjeli deri në marrjen e lejeve përkatëse për të vazhduar tutje Maqedonisë drejt shteteve perëndimore.
OH HILAL sot, në orët e vona të pasdites, kreu aksionin humanitar duke shpërndarë artikuj ushqimorë si dhe mjete higjienike për 1300 refugjatë. Sipas kryetarit të OH HILAL, Mustafa ef. Dauti, kjo ndihmë ishte donacion nga shumë aktivistë tanë në disporë ndërsa aksioni u realizua në bashkëpunim me “Garage Nuredinin”, nga fshati Forinë i Gostivarit .
“Ndjej obligim moral që përzemërsisht ta falënderoj “Garage Nuredin” që pa kurrfarë hezitimi u kyç në realizimin e këtij aksioni humanitar duke shpërndarë artikuj ushqimorë e higjienik për rreth 1300 refugjatë, ndërsa donacioni ishte siguruar nga vëllezërit tanë që jetojnë e veprojnë në mërgim. Natyrisht, nuk do të pushojmë së zhvilluari aksione të këtilla, sepse situate me refugjatët e stacionuar në Gjevgjeli është tejet e rëndë dhe numri i tyre vjen gjithnjë e më shumë duke u rritur, pra, po shtohen edhe nevojat për t’ju ofruar ndihma në artikuj të ndryshëm. Ftoj shpirthumanët, ftoj të gjithë ata që kanë mundësi të kontribojnë për lehtësimin sadopak të situatës së këtyre vëllezërve tanë, le ta ushtrojnë këtë humanitet përmes OH HILAL. Allahu xh.sh. i shpërbleftë të gjithë ata që shtrijnë doën e ndihmës.”, tha me këtë rast kryetari i OH HILAL, Mustafa ef. Dauti.