Lexo çfarë thoshte Shejh Uthejmini për Shejh Albanin

Shejh Muhammed bin Salih el-Uthejmin – Allahu e mëshiroftë

Ajo çka unë di për shejhun (Albanin) është përmes disa takimeve që kam pasur me të – e që janë të pakta – se ai kujdeset dhe përpiqet shumë që të punojë me sunnet dhe (perpiqet) në qortimin e bidatit, pa marrë parasysh se a ka qenë bidati në akide apo në vepra. Po ashtu këtë e kam mësuar edhe nëpërmjet librave të tija që i kam lexuar, si dhe (përmes librave te tij) kam kuptuar se ai në shkencën e hadithit është ekspert dhe se Allahu i Lartësuar ua ka bërë të mundshme muslimanëve që të kenë shumë dobi prej asaj që ka shkruar ai, qoftë dituri (fetare), qoftë në metodologji, apo në të nxiturit ata në të mësimin e shkencës së hadithit. Dhe e tërë kjo është një dobi e madhe për muslimanët, e falënderimi i takon vetëm All-llahut.
Po ashtu ka thëne me një vend tjetër, kur është pyetur për të – Allahu e meshiroftë -:
“Albani – Allahu e mëshiroftë – është dijetar, muhadith, fakih, edhepse në hadith ka qenë më i fortë sesa në fikh, dhe nuk di ndonjë fjalë të tij që aludon se ai është murxh’ia. Mirëpo, ata që dojnë t’i bëjnë njerëzit kafira shpifin kundë tij dhe të ngjashmit me të (prej dijetarëve), gjoja se janë murxh’ia! Dhe kjo nuk është tjetër vetëm se nënçmim dhe ofendim me etiketime të këqija (shpifëse). Dëshmoj për shejh Albanin – Allahu e mëshiroftë – për qëndrimin, mendimet e shëndosha dhe qëllime të mira; mirëpo me këtë nuk themi se ai është i pagabueshëm, sepse nuk ka të pagabuar pos pejgamberëve – paqa dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi ta. Është pyetur shejh Muhammed bin Salih el-Uthejmin – All-llahu e mëshiroftë – për atë që thotë se shejh el-Albani është murxh’ia. Ai është përgjegjur duke thënë: ”Kush thotë se shejh el-Albani është murxh’ia vetëm se ka gabuar. Ai ose nuk e njeh Albanin, ose ai nuk i njeh murxhiat.
Albani është burrë prej ehlu-sunnetit – Allahu e mëshiroftë – dhe mbrojtës i saj (sunnetit), imam në lëminë e hadithit dhe nuk njoh njeri që mund të krahasohet me të, mirëpo disa njerëz – e lusim Allahun që t’i falë – kanë në zemrat e tyre smirë (xhelozi) dhe të tillët nëse shohin se një njeri është ngritur me dituri, fillojnë që të shpifin gjëra kundër tij, sikur gjestet e hipokritëve të cilët shpifin për muslimanët e sinqertë.
Këtë burrë – Allahu e mëshiroftë – e njohim përmes librave të tij dhe përmes disa takimeve: Selefi në akide (besim) dhe menhexh (metodë) të pastër. Mirëpo disa njerëz dëshirojnë t’i bëjnë kafira robërit e Allahut, ata të cilët nuk i ka bërë kafira All-llahu, pastaj thërret në atë se kush e kundërshton mendimin e tij në këtë tekfir, ai është murxh’ia – gënjeshtra të qarta dhe fjalë të kota – dhe mos dëgjoni fjalë të tilla prej cilitdo njeri që të burojnë (të thotë). Allahul mustean.

Artikulli paraprakJa çfarë thoshte Shejh Bin Bazi për Shejh Albanin
Artikulli vijuesKush e blenë gjuhën e kritikuesit?