Ministria e Punëve të Jashtme nuk i posedon notat verbale që dëshmojnë njohjen e Kosovës nga 23 prej 89 shteteve. Prandaj, nuk i është përgjigjur deri tash Kuvendit për t’ia sjellë kopjet e tyre.
Një burim qeveritar i ka thënë gazetës të mërkurën se disa sosh nuk i kishte arkivuar Ministria, e disa të tjera kishin humbur, shkruan koha.
“Deri tash Ministria e Jashtme nuk kishte një folder të veçantë për t’i arkivuar këto dokumente. Ishin lënë ndaras e disa edhe kanë humbur”, i ka thënë gazetës një zyrtar i lartë në Qeveri. “Tash kur po i kërkohen nga Kuvendi, Ministria është mobilizuar për t’i mbledhur kopjet që gjenden te Pacolli dhe në Presidencë”.
Në Ministrinë e Punëve të Jashtme kanë pranuar se ka pasur probleme me arkivimin e të tilla dokumenteve, përfshirë edhe notat verbale të njohjeve. Mirëpo, kanë mohuar se mungojnë 23 prej tyre.
Megjithëkëtë, nuk i kanë krijuar qasje gazetës për t’i parë të tilla dokumente që vërtetojnë njohjen e shtetësisë edhe nga 23 vende, me çka do të mund të vërtetohej e kundërta./Indeksonline/kohaislame
You Might also Like
Kryeprokurori i Shtetit: Javën e ardhshme fillon lirimi i pronave të uzurpuara
Kryeprokurori i Kosovësm Aleksandër Lumezi, ka njoftuar se gjatë javëve të ardhshme së bashku me…
By
Redaksia
1 Min Read
Forca të shtuara policore para objekteve qeveritare
Pas paralajmërimeve të partive opozitare se prej sot do të nisin protestën, në hapësirat përreth…
By
Redaksia
1 Min Read
Pacolli paralajmëron dorëheqjen nga Qeveria
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli është i zhgënjyer me politikën. Nuk e…
By
Redaksia
1 Min Read
Në Ferizaj nis fushata elektorale
Prej sot nis zyrtarisht fushata pesëditore parazgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Ferizaj, për postin…
By
Redaksia
5 Min Read
Sulmohet autobusi me serbë, 16 të plagosur?
Në autobusin me të cilin udhëtonte një grup serbësh që ktheheshin nga Gazimestani janë hedhur…
By
Redaksia
2 Min Read
Policia serbe arreston pensionistin Ahmet Emini nga Zhegra
Policia serbe të hënën ka arrestuar në pikën kufitare në Muçibabë, Ahmet Eminin (1937) nga…
By
Redaksia
2 Min Read
