Vitia mbulon shpenzimet e varrimit për qytetarët e vet

0
142

Komuna e Vitisë, ka marrë vendim që nga fillimi i vitit të ardhshëm të mbulojë shpenzimet e varrimit. Islam Jashari ka thënë se në buxhetin e miratuar për vitin 2013, komuna ka paraparë që të ndajë një shumë prej 130 eurosh, për çdo rast vdekjeje të qytetarëve të saj me të cilat do të mbulohen shpenzimet e varrimit.

“Ndarja e këtij buxheti ka një rëndësi të madhe për familjarët e të vdekurve, pasi ata në momentet e dhimbjes që kanë për të afërmit e tyre, nuk do të kenë më problemin se si të sigurohen mjete për nevojat e varrimit”, ka thënë Jashari. Kurse Feim Abazi, kryeimam i Vitisë, ka thënë se KBI-ja duke pasur parasysh vështirësitë financiare në të cilat gjenden shumë familje, me qëllim që atyre t`iu ndihmohet në rastet kur kanë vdekje në familje, për këtë qëllim kishte parashtruar kërkesë tek institucionet komunale. “Ky hap i institucioneve komunale ka rëndësi të madhe pasi heq një barrë të madhe që kanë familjet në rast se kanë vdekje të familjarëve të tyre”, ka thënë Abazi./koha/kohaislame